LAJME

Pavarësia e Ukrainës u shënua edhe në Kosovë (FOTO)

Pavarësia e Ukrainës u shënua edhe në Kosovë (FOTO)
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Gusht 2023, 13:20

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, mblodhi personalitete të shumta për ta shënuar ditën e pavarësisë së Ukrainës.

Në postimin e publikuar në profilin e ambasadës  amerikane  në Tëitter shihet që e pranishme ishte edhe Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani, Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, si dhe ambasadorë nga Gjermania, Italia, Franca, dhe Mbretëria e Bahkuar.

Mirëpo në mesin e tyre ishin edhe gazetarët dhe gazetaret të ardhur nga Ukraina në Kosovë dhe përfaqësues nga Asociacioni i Gazatarëve të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika