LAJME

Pas vizitave në Kosovë dhe Serbi, Sorensen shkon në NATO

Pas vizitave në Kosovë dhe Serbi, Sorensen shkon në NATO
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Mars 2025, 12:03

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, sot do të takojë emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Peter Sorensen.

Pas takimit nuk pritet të ketë prononcim për media.

Ky takim vjen pak ditë pasi, Sorensen zhvilloi vizitat e para në Kosovë dhe Serbi qëkur u emërua emisar për dialogun e Brukselit.

Diplomati danez e mori këtë detyrë më 1 shtator të vitit të kaluar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika