Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, ka vendosur që pas rastit tragjik ku humbi jetën kandidati për kryetar, Astrit Ademaj, të mos e kandidoj asnjë kandidat tjetër në këtë komunë.
Pas vdekjes së kandidatit për kryetar në Pejë, PDK garon vetëm me listën për asambleistë

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i degës Muhamet Haliti, i cili ka theksuar se, PDK në Pejë në këto zgjedhje do të garoj vetëm me listen për asamble.
“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Pejë në takimin e mbrëmshëm me vendim unanim ka vendosur që për shkak të rastit tragjik ku humbi jetën kandidati për kryetar Astrit Ademaj të mos e kandidoj asnje kandidat tjetër. PDK në Pejë në këto zgjedhje do të garoj vetëm me listen për asamble duke mos e harruar kurr Astritin”, ka thënë Haliti për gazeta Blic.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

