Ngjarja e ditës së sotme ishte mjaftë tragjike jo vetëm për nxënësit e shkollës” Luciano Motroni ” por edhe për vet banorët e lagjës “Barjam Curri” të cilët kanë paralajmëruar që nesër së bashku me shkollat që janë përreth rrugës “Ylber Fanaj”,do të mbajnë protestë në mëngjes, duke bojkotuar për 2 orë mësimin.
Njoftimi i plotë:
Pas rastit tragjik qe ka ndodhur ne afërsi te shkollave,ku një i moshës 15 vjeqar ka humbur jetën,Kerkojm bashkpunim te drejtorëve te shkollave qe Nesër me datë 19.01.2021 te behet nje protest lidhur me neglizhencen e instucioneve siq eshte Policia,protesta do fillon nga orët e para te mengjesit duke vazhduar me 2 orë bojkot të mesimit,fillimisht ju ftojmë te gjithë prindëve qe neser te dilni në mengjes ne orët e para duke filluar qysh nga ora 08:00 sepse raste te tilla nuk duhet perseritur!
Familjarëve te ndjerit ju shprehim ngushllime më te sinqerta zoti ju ndihmoftë dhe ju lehtsoft kete dhimbje!
Me respekt Stafi Faqes ne bashkpunim me Drejtorët e Shkollave të Lagjes!
Mësimi vazhdon pas kryerjes se protestes!