Masat e vëna nga qeveria Kurti kanë bërë që kosovarët sot t’ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë.Nga pika kufitare e Vërmicë shihen kolona të gjata automjetesh që tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për ta kaluar fundjavën.
Pas masave të reja anti COVID, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për vikend

Kjo për shkakun se Kosova aktualisht gjendet nën masa të rrepta anti-COVID19, që përfshijnë mbylljen totale të gastronomisë, përveç me Take Away si dhe orën policore.
Kësisoj, kosovarët kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi që sot në Kosovë edhe ashtu në sektorin publik është ditë pushimi.Pritjet, në këtë pikë kufitare shkojnë deri në gjysmë ore
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

