Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, i cili la Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për t’u rikthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës, do të garojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në listën zgjedhore të LDK-së, Berisha mbanë numrin 70, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka thënë se do të punojnë që t’i fitojnë këto zgjedhje.
Ky është postimi i tij i plotë:
LDK 70✅
Të nderuar, anëtarë dhe veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Si njëri ndër kandidatët për deputet i LDK-së, uroj që të punojmë së bashku për t’i fituar këto zgjedhje.
Na priftë e mbara✌️!
ambasador Anton Berisha