Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media, njofton se Sistemi Ndërbankar i Pagesave (SNP), i cili është një sistem kombëtar i pagesave, është plotësisht funksional dhe nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij. Ky njoftim bëhet për të informuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë përdoruesit e shërbimeve bankare, theksohet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale me shërbimet e kësaj natyre. Sipas BQK, edhe këto shërbime po rikthehen gradualisht nga banka, pa asnjë pasojë.





