Pas fitores me 50.28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit ka ardhur reagimi i parë nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.Në reagimin e tyre për media thuhet se qytetarët u përcaktuan qartë për referendum dhe dhe se me 50.28% ata e larguan regjimin e vjetër dhe i hapën rrugë perspektivës së re.
Reagimi i plotë:
Qytetarët u përcaktuan qartë në referendumin e 14 shkurtit. Me 50.28% ata u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje.