- Reklama -

Partitë gjobiten me mbi 121 mijë euro për thyerje të heshtjes zgjedhore

Me 121 mijë euro janë gjobitur gjashtë parti politike për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit. Siç ka njoftuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të mërkurën, për tre ditë ka vendosur për 134 ankesa, duke i pranuar 117 prej tyre si të bazuara.

Partia e ndëshkuar më së shumti është Partia Demokratike e Kosovës me 42 mijë e 500 euro. Pas saj vjen Lëvizja Vetëvendosje me 37 mijë e 500 euro. Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 22 mijë euro. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 16 mijë e 250 euro. Nisma me dy mijë e Lista Serbe me një mijë.

- Reklama -

Ndaj këtyre partive kanë ekzistuar ankesat për thyerje të heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, thirrje për të votuar disa kandidatë nëpërmjet portaleve e gazetave, shpërndarja apo postimi i disa fotografive me aktivitet elektoral në rrjete sociale si Facebook, thirrje për të votuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, bërja e fushatës me veturë 100m afër qendrës së votimit, shpërndarja e SMS për votim tek qytetarët, vendosja e banerëve me foto të kandidatëve në afërsi të shkollës, vendosja e posterëve të kandidatëve në oborrin e Qendrës së Votimit, mbajtja e fushatës gjatë ditës së votimit, etj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort