- Reklama -

Partia e Limajt parapëlqen formimin e qeverisë nga opozita, s’ka kushte as për LVV-në

Brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka pretendime se Nisma Socialdemokrate do t’i jap votat për krijimin e qeverisë “Kurti 3” pa kurrfarë kushti. Mirëpo, ndryshe e shpjegojnë këtë në partinë që drejtohet nga Fatmir Limaj. Në Nismë mohojnë të kenë pranuar ndonjë ftesë nga LVV-ja për të biseduar rreth formimit të Qeverisë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Fatmir Matoshi, kandidat për deputet nga NISMA në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ish-ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

- Reklama -

“Nuk kemi kërkesa sepse nuk jemi duke e bërë ne Qeverinë, por është Vetëvendosja nëse dëshiron ta bëjë. I takon VV-së me u mendu dhe me vendos nëse do ta bëjë Qeverinë. Nëse do, duhet me i çu ftesat e mandej duhet me i trajtu. Ata nuk munden pafundësisht me u sjellë papërgjegjshëm me rezultatin e tyre që e kanë marrë” – ka deklaruar Matoshi.

Përndryshe, sipas tij, me partitë opozitare ka bisedime më të avancuara.

“Përjashtimisht LDK-së që duket se nuk është e përcaktuar me e bë këtë 52-deputetshin e shqiptarëve të opozitës bashkë” – ka deklaruar Matoshi. NISMA, sipas tij, preferon të jetë në Qeveri me partitë që kanë qenë në opozitë deri tash.

Ai ka shtuar se partive opozitare, NISMA nuk u ka vendosur kushte për të formuar Qeverinë dhe se për momentin nuk kanë kushte as për Vetëvendosjen.

“Ne nuk kemi pasë kushte. E kemi thënë edhe në fillim. Për neve kushtet munden me dalë në tavolinë sepse ne kemi tema dhe do të mundohemi me i shty përpara në Qeverinë e ardhshme, nëse jemi në të. Përndryshe, kushte nuk i kemi vendos e as nuk i vendosim askujt” – ka përfunduar Matoshi.

Valon Ramadani i cili ka fituar votat e mjaftueshme për të qenë deputet edhe këtë mandat nga radhët e Vetëvendosjes, në lidhje me zhvillimet e fundit deklaroi se nuk ka informacion që është përfolur se NISMA mund ta mbështes formimin e Qeverisë pa qenë pjesë e saj.

“Nuk e paskam dëgju këtë- nuk po e di”- u përgjigj ai për KALLXO.com, kur iu tha se bashkëpartiaku i tij Agim Bahtiri ka thënë për një medium vendës se ka informacione për një gjë të tillë.

Kur u pyet se a janë zhvilluar takime për koalicione me ndonjë nga partitë, Ramadani tha se ende nuk është koha për një gjë të tillë.

“Nuk po zgjedhi me u përgjigj unë. Edhe nuk mendoj që është koha tash”- shtoi ai.

Më pas, ai vazhdoi të flasë me fjalët e kryeministrit Albin Kurti, që “Qeveria do të bëhet”.

“Certifikimi ka ndodh. Është afati ligjor kur duhet të konstituohet Kuvendi. Kam përshypjen që kjo punë bëhet ashtu qysh ka deklaru edhe kryeministri”- tha ai pasi iu rikujtua që certifikimi ka ndodhur dhe tashmë është koha për bisedime për koalicionet.

Deputeti i zgjedhur i VV-së, Agim Bahtiri ka thënë se NISMA është e gatshme ta mbështesë VV-në për votimin e Qeverisë, pa kushte.

“Kam informacione se ai është i gatshëm ta përkrahë Lëvizjen Vetëvendosje pa asnjë kusht, për të shtyrë përpara proceset që i sheh si të rëndësishme për vendin. E vlerësoj dhe e falënderoj për guximin dhe përkushtimin që ka për të mirën e Kosovës,” tha Bahtiri në një intervistë për DTV.

Sipas rezultatit të certifikuar të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK 4 dhe NISMA 3 kurse partitë e komuniteteve kanë 20 deputetë.

Për të formuar Qeverinë, nevojiten së paku 61 vota të deputetëve. Nëse kalkulojmë se 48 deputetëve të VV-së iu bashkangjiten 10 deputetët e komuniteteve joserbe dhe Nenad Rashiq që ka fituar votat për një mandat të deputetit, i bie që VV ka 59 vota për momentin dhe i duhene dhe 2 vota për ta formuar Qeverinë.

Kryeministri Kurti, më 10.03.2025 i pyetur për formimin e Qeverisë kishte thënë se bisedimet do i fillojnë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.

“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet, pastaj Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje dhe unë.” – kishte deklaruar Kurti kur u pyet nga KALLXO.com se cilat janë kushtet për të bërë marrëveshje me partitë e komuniteteve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare pret që pasi të bëhët zgjedhja e kryesisë së Kuvendit dhe kryetarit të Parlamentit, të votohet edhe qeveria.

Këtë deklarim, Kurti e ka dhënë para mediave në takimin me rastin e Festës së Fitër Bajramit me myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

“Pasi u certifikuan rezultatet, është një seancë ku jepen betimet edhe masnej synojmë një seancë ku zgjedhet edhe kryetari, kryesia e Kuvendit edhe Qeveria qysh e kena bërë edhe herën e kalume për të njëjtën ditë” – ka deklaruar Kurti, më 30.03.2025.

Subjektet opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në e Kurtit. Por, kreu i Nismës – parti që garoi në koalicion me AAK-në dhe disa parti të tjera – Fatmir Limaj ka deklaruar se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme: qoftë me LVV-në, qoftë me partitë aktuale në opozitë.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili ka lidhur Koalicion parazgjedhor me Ramush Haradinajn, ka deklaruar në emisionin Debat Plus, më 20.02.2025, se është i hapur për koalicione pas Zgjedhjeve.

Limaj tha se për të nuk janë me rëndësi pozicionet, por temat nacionale.

“Kush më fton në tavolinë, unë shkoj, ulna për Kosovën. Pikë. Unë shkoj ulna për tema nacionale. S’janë me rëndësi pozicionet… Çka po të vyen një Qeveri jofunksionale. S’më ke mua në një Qeveri jofunksionale. Kurrë, nuk hyj. Në një Qeveri që është kundër interesave të Kosovës. Nuk futem.” – ka deklaruar Limaj, në DebatPlus.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort