LAJME

“Paratë tona, Idetë tona, Prizreni ynë”, projekti që rikthehet me më shumë buxhet këtë vit në Prizren

“Paratë tona, Idetë tona, Prizreni ynë”, projekti që rikthehet me më shumë buxhet këtë vit në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Maj 2024, 21:16

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se projekti “Paratë tona, Idetë tona, Prizreni ynë” do të rikthehet edhe këtë vit me më shumë buxhet në komunën e Prizrenit.

Për këtë vit janë përzgjedhur pesë lokalitete të reja, lagja “Ortakoll”, lagja e “Trimave”, si dhe fshatrat Gjonaj, Velezhë dhe Piranë ku mbi gjysmë milion euro do të ndahen në takime për këto vende.

Po ashtu, komuna ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto takime për propozime të projekteve të cilat pastaj financohen nga komuna.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika