Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu, ndërsa në vise malore me lartësi mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.
Në fushat termike parashihet të kemi ndryshime të vogla, duke mbetur në amplituda afërsisht të njëjta me ditët paraprake, por që në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale.





