LAJME

Parashikimi i motit për sot në Prizren

Parashikimi i motit për sot në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Nëntor 2022, 07:59

Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës, ndërsa mëngjesi pritet të jetë me acar, ku do të krijohen edhe kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.

Gjithashtu, bryma do të jetë e pranishme në ato vende ku mbretëron kthjelltësia gjatë natës, andaj keni kujdes gjatë vozitjes!

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe i lindjes me shpejtësi prej 10-26 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 7°C. /MeteoKosova/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika