Mot i qëndrueshëm, me diell e vransira në fillim të javës. Të enjten mundësi për reshje të dobëta shiu.
16.11 – Paradite më shumë vransira, e pasdite dhe në mbrëmje me kthjellime.
17.11 – Kryesisht me diell, e vransira kalimtare më vonë.
18.11 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.
19.11 – Kryesisht me vransira, pa të reshura, e gjatë ditës intervale me diell.
Temperaturat minimale luhaten nga 0C deri 4C, e maksimalet në një rënie graduale e luhaten ndërmjet 10C e 13C.
Ditëve të para do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja e juglindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera të rritura mbi normale.