Në parashikimin e motit për këtë javë, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur së java e tretë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.Sot, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Dita e martë do të vijoj me vranësira dhe mundësi për reshje shiu.
Të mërkurën dhe të enjten, parashihen kushte për reshje shiu ndërsa në viset malore do të ketë edhe reshje bore.
Ndërkaq, nga dita e premte parashihen ngritje të lehta të temperaturave maksimale.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.
Parashikimi i motit pë këtë javë

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

