LAJME

Parandalohet kontrabandë me mallra nga Serbia, sekuestrohen mbi 900 pako me ‘Plazma’

Parandalohet kontrabandë me mallra nga Serbia, sekuestrohen mbi 900 pako me ‘Plazma’
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Prill 2024, 19:45

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandim me mallra në Stublinë të Gjilanit.

Siç njoftohet, Njësia e Task Forcës ka ndaluar një automjet, ku drejtuesi i tij, shtetasi serb, kishe hyrë ilegalisht në Kosovë, kishte të ngarkuara mbi 900 kuti me pako të “plazmave”.

Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare ne mes Republikës se Kosovës dhe shtetit Serb”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Më datë 14.04.2024 në rrugën Stublinë-Gjilan nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti Peugeot me targa serbe me drejtues I.A. shtetas serb, i cili kishte hyre nga Serbia ne Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”.

“Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar disa pako me Plazma keks i bluar: 61 pako x 16 kutia, gjithsej 976 kuti”.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër te prokurorit malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminal doganor.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika