Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se është parandaluar hyrja e 7.500 produkteve të falsifikuara në vendin tonë.
Parandalohet hyrja e 7.500 produkteve të falsifikuara në Kosovë

Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli të një ngarkesë të paraqitur për import nëpërmjet portit të Durrësit, zyrtarët doganorë kanë hasur mallra të dyshuara për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.
Gjatë ekzaminimit, janë identifikuar gjithsej 7.500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare, të përfshira në këto kategori:
• Mbushës telefoni – 1250 copë
• Koka mbushës telefoni – 5750 copë
• Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë
Më tutje thuhet se mallrat kanë pasur dy paketine ku në paketimin e jashtëm brendi i produktit nuk ishte i cekur, derisa pas hapjes verehet se paketimi permbante brende të falsifikuara.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sveçla, nga Zubin-Potoku: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit

Gërmime në Zubin-Potok, dyshohet për trupat e 23 intelektualëve nga Mitrovica

Vdiq një i ri pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë

