Paralajmëroi se do të flasë me Vuçiqin për Kosovën, në pikëpyetje vizita e Lavrovit në Beograd

Tashmë është vënë në pikëpyetje vizita e kryediplomatit rus në Serbi, Sergei Lavrov.

Kjo dilemë erdhi pas deklaratës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq e cila tha se situata rreth shkuarjes së Lavrov në Beograd është “jashtëzakonisht e komplikuar” dhe se sipas saj presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po merret me logjistikën e udhëtimit të tij.

“Është vërtet e pabesueshme që situata në Evropë dhe në botë është e tillë që presidenti i një vendi duhet të merret me gjëra të tilla si logjistika e udhëtimit të një ministri të jashtëm, e cila përcakton nëse ai do të vijë apo jo”, tha Bërnabiq për Pink TV dhe shtoi se kishte probleme me “ fluturimet”.

Ajo vlerësoi se vizita e Lavrov e vendos Serbinë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë.

Bërnabiq theksoi se në Serbi mund të shkojnë ministri i Punëve të Jashtme dhe kryeministri i çdo vendi, si dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vizita e të cilit në Serbi u paralajmërua disa ditë pas Lavrovit.

“Në një farë mënyre është një pozicion i vështirë, i vështirë dhe përsëri mendoj se është më korrekti i mundshëm”, shtoi shefja e ekzekutivit serb.

Lavrov ka paralajmëruar vizitë zyrtarë në Serbi më 6 dhe 7 qershor.

Ai para shkuarjes në Beograd theksoise do të diskutojë me krerët politikë atje për temat me interes të përbashkët, tema në të cila është përfshirë edhe Kosova.

“Sigurisht, është shumë me rëndësi që të kuptojmë vlerësimet e lidershipit serb për planet për periudhën e ardhme”, është përgjigjur Lavrov derisa ka folur për Kosovën, raporton Euroneës,rs, përcjell Klankosova.tv.

Lavov ka thënë se duan të kuptojnë për tepër për negociatat Prishtinë-Beograd, duke shtuar se duhet të jenë të bazuara në Rezolutën 1244.

“Mbështesim vendimin e Serbisë i cili do të jetë i pranueshëm për popullin serb”, ka shtuar ai.

 

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Proton Cable Prizreni mposhtet me rezultat të thellë nga Peja

Të dielen në “Sezai Surroi”, KB Proton Cable Prizreni...

Osmani uron Milanoviqin për rizgjedhjen president i Kroacisë: Do të forcojmë partneritetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zoran Milanoviqin...

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe...

O’Brien: Kosova dhe Serbia të bëjnë lëvizje për hir të integrimit të tyre evropian

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James...

Kurti premton mbështetje ndaj grave: Do ta shtojmë aktivitetin ekonomik

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort