Një 19-vjeçare në Itali me origjinë kosovare është arrestuar nga policia gjatë një bastisjeje në Milano. Bleona Tafallari, e cila përdorte pseudonimin “nusja pelegrine” në llogaritë e saj online, akuzohet për pjesëmarrje në grupe terrorizmi. Gruaja drejtonte një rrjet grash, ku bindte vajza të tjera të martoheshin me xhihadistët. Në celularin e saj u gjetën skena krimi.
Për hetuesit, gruaja është “një mbështetëse e zjarrtë e ISIS-it”. E radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, ajo kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshortin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët, raportojnë mediet italiane
E dyshuara përdorte pseudonimin “nusja pelegrine” apo në gjuhën origjinale arabe“Al Muhaxhirah”, sipas provave të mbledhura nga policia.








