- Reklama -

(Pa)kënaqësia për ndryshimet në formën e testimit për patentë shoferi

Një ndër mjetet më të përdorura të udhëtimit në Kosovë janë makinat, për shkak të mungesës së metrove, trenave e ngarkesës së madhe në autobusë.

Kjo ka bërë që të ketë interesim të lartë të qytetarëve për t’u pajisur me patentë të shoferit, por që shumë prej tyre e kanë pasur të vështirë të pajisen me të për shkak të mënyrës së testimit me shkrim, por duket se kjo do të lehtësohet me mënyrën e re të testimit, që ka nisur nga 18 shkurti, ku me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës është ndryshuar mënyra e testimit, shkruan Zeri.info.

- Reklama -

Ky ndryshim përfshin nga pyetjet me tri alternativa të sakta, gjë që shkaktonte shumë konfuzion te kandidatët, tanimë pyetjet kanë vetëm një përgjigje të saktë.

“Është në proces ndryshimi mënyra e testimit, e cila krijon lehtësira për testimin e kandidatëve për të gjitha kategoritë, rrit efikasitetin, cilësinë e vlerësimit të njohurive të kandidatëve dhe saktësinë në vlerësim të kandidatëve”, u bë e ditur nga Ministria.

MI-ja thotë se kjo mënyrë testimi është marrë nga disa vende të Bashkimit Evropian dhe se krijon lehtësira për ata që duan të pajisen me patentë shoferi.

Ky vendim u mirëprit edhe nga qytetarët, të cilët janë të interesuar për t’u pajisur me patentë shoferi.

Arjanita, një 19-vjeçare nga Obiliqi, e cila ishte pranë Qendrës së Testimit në Prishtinë, u shpreh për “Zërin” se kjo është një gjë shumë e mirë dhe e bën më të lehtë testimin.

“Ky është lehtësim për neve, se shpeshherë jena ngatërruar”, shprehet ajo.

Të njëjtin e mendim e ndan edhe Bardhyli, një 22-vjeçar nga Fushë-Kosova, i cili shprehet se ka provuar dy herë më parë, por që nuk ka mundur ta kalojë këtë test.

“Po, kjo është një gjë e mirë, na e ka lehtësuar shumë punën”, thotë ky i ri mes të tjerash.

Mirëpo të njëjtin mendim me qytetarët nuk e ndan edhe Faton Bunjaku, ekspert i komunikacionit rrugor.

Bunjaku në një përgjigje për “Zërin” ka thënë kjo mënyrë e testimit do të rrisë numrin e shoferëve të pajisur me patentë, por që nuk do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së tyre.

“Pra, do të kemi më shumë shoferë të pajisur me patentë, do të kemi kuantiket, por jo kualitet”, shprehet Bunjaku.

Edhe pse Ministria ka thënë se janë marrë shembull disa vende të Evropës, eksperti Bunjaku thotë se në fakt në vende evropiane bëhet testimi siç është bërë me metodën e vjetër në vend.

Një mendim krejtësisht ndryshe e ka profesori Muhamed Krasniqi, i cili ka thënë se ky ndryshim do të ndikojë pozitivisht në zhvillimet e përgjithshme të procesit të vlerësimit të aftësive të kandidatëve në pjesën teorike për pajisjen me patentë shoferi.

“Sipas mendimit tim, pas aplikimit të testimit me kompjuter, ky është veprimi më serioz që ka ndërmarrë ndonjëherë Ministria në fushën e testimit teorik për pajisjen me patentë shoferi. Edhe nëse kalueshmëria mund të duket më e lehtë, inkurajimi i kandidatëve për testim sigurisht është më i madh, sepse ata tashmë duhet të jenë më të motivuar për të mësuar”, u shpreh për “Zërin” profesori Krasniqi.

Përveç kësaj, profesori Krasniqi mendon se ky ndryshim në formatin e testimit do të shmangë në masë të madhe keqpërdorimet eventuale, por që sipas tij ende duhet të punohet në vetëdijesimin e të rinjve për rëndësinë e testit.

“Kamerat në qendrat e testimit duhet të jenë me zë edhe në pjesën teorike e po ashtu një gjë tjetër që duhet ndryshuar është pajisja e automjeteve me kamera rrotulluese të jashtme për të verifikuar (mos)përmbushjen e pyetësorit të provimit”, u shpreh ai në një përgjigje për “Zërin”.

Theksojmë se për shkak të keqpërdorimeve në testime për patentë shoferi, vitin e kaluar në Kosovë ishin arrestuar disa zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe pronarë të autoshkollave. /Zëri

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Njihuni me vajzën nga Malisheva – kosovarja e parë që punësohet si inxhiniere softuerike në “NETFLIX”

E reja kosovare Çamerie Mazreku nga Malisheva, ka arritur...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort