LAJME

Pahor pasdite vjen në Kosovë me disa mesazhe të rëndësishme për dialogun me Serbinë

Pahor pasdite vjen në Kosovë me disa mesazhe të rëndësishme për dialogun me Serbinë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shtator 2022, 06:09

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor të mërkurën pasdite do ta vizitojë Kosovën.

Pahor do të pritet në Prishtinë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po zhvillon një turne të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Turneu i presidentit të Sllovenisë vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, në Brdo pranë Kranjës.

Para pak ditësh, Pahor qëndroi në Beograd, nga ku, ndërsa foli për dialogun Kosovë-Serbi, kërkoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Sa herë i kam vizituar miqtë e mi në Prishtinë, u kam thënë se duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe nëse duam që një proces të jetë i besueshëm”, ka thënë pahor në kryeqytetin serb.

Pahor kishte thënë se gjatë vizitës në Kosovë do të dërgojë disa mesazhe të rëndësishme.

“Në Prishtinë, së pari, do të them se çështjet e mbetura aktuale, në shtator dhe tetor, duhet të zgjidhen me dialog, dhe së dyti, dialogu duhet të jetë më ‘i gjallë’, mendoj se ka shumë mosbesim”, u shpreh ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika