LAJME

Pacolli: Kosova sot në Bruksel ishte një hap para Serbisë, tash ne përcaktojmë temat

Pacolli: Kosova sot në Bruksel ishte një hap para Serbisë, tash ne përcaktojmë temat
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Qershor 2021, 18:39

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, vlerëson se Kryeministri Albin Kurti këtë të martë për herë të parë e ka përfaqësuar Kosovën me dinjitet në Bruksel.

“Ka ndryshuar qasja ndaj dialogut dhe Serbisë. Jemi për herë të parë që caktojmë temat, afatet dhe vendosim a shkojmë ose jo në Bruksel. Kemi një kryeministër që përfaqëson shtetin e Kosovës me parime dhe premtime që ua ka dhënë qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Pacolli.

“Sot ishim një hap para Serbisë”.

Në Info Magazine, Pacolli ka theksuar se takimi i sotëm i Kurtit me Presidentin se Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk shënon rinisjen e procesit të dialogut.

“Nuk kemi filluar të dialogojmë me Serbinë për dialogun, por e vendosim mënyrën se si të dialogojmë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika