LAJME

Pacolli: BE-ja t’i reagojë sa më parë Beogradit për sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan

Pacolli: BE-ja t’i reagojë sa më parë Beogradit për sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2021, 15:44

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që t’i reagojë sa më parë Beogradit për “kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan”.

Pacolli ka kërkuar që të lirohen rrugët e bllokuara sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji.Tutje, ai ka thënë se ofendimet e serbëve ndaj liderëve kosovarë, janë të pa tolerueshme.

Reagimi i plotë:BE-ja t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan.Rrugët e bllokuara të lirohen sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji në pjesën verior të Kosovës. Janë të pa tolerueshme ofendimet e serbëve ndaj lidetve tanë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika