Gjatë vitit 2026, Inspektorati Mjedisor ka shqiptuar 28 gjoba në fusha të ndryshme, duke arkëtuar mbi 50 mijë euro nga këto gjoba.
Kështu ka deklaruar Fitore Pacolli, ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një postimi në Facebook.
“Në Inspektoratin e Mjedisit në kuadër të MMPH kemi nisur një qasje të re, të vendosur dhe pa kompromis ndaj ndotësve të mjedisit. Ky është vetëm fillimi.” – ka shkruar ministrja Pacolli.
Pacolli ka premtuar se do të rrisin intensitetin e inspektimeve në terren dhe do të veprojnë me vendosmëri për mbrojtjen e pasurive natyrore në Kosovë.
Që kur ka kaluar në këtë pozitë, Pacolli ka marrë disa vendime. Një muaj më parë, ajo vendosi ndalim të menjëhershëm të betonimit të shtretërve të lumenjve në gjithë Kosovën./kallxo.com/