LAJME

Pacolli: AKR-ja do t’ia rrisë votën LDK-së

Pacolli: AKR-ja do t’ia rrisë votën LDK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shkurt 2021, 20:19

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në emisionin “Debat” të RTK-së, ka thënë se pjesëmarrja e kësaj partie në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, do ta rris votën e LDK-së

.“Po të ishim bashkë në vitin 2017, LDK-ja do të dilte e para në zgjedhje aso kohe. Për votuesit e AKR-së është kënaqësi ta votojë listën e LDK-së, sepse jemi një brum”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se nuk do të tërhiqet nga politika kosovare, edhe pse ndjehet i përmbushur në jetë me çdo gjë.

“Në jetën time jam i përmbushur, e kam arritur çdo gjë në jetë dhe politikën nuk e kam pasur nevojë. Por ideja që të kontribuoj për vendin tim, me ka shtyrë të jem në politikë”, ka thënë Pacolli.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika