LAJME

OVL-UÇK reagon pas arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së

OVL-UÇK reagon pas arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Mars 2021, 18:33

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Klinaku tha se kjo është dëshmi që Specialja është politike dhe e jashtëligjshme dhe kundër kushtetuese.

“Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po e dëshmojnë edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë me ngritje të mocioneve lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj.

Nga një gjykatë e tillë, mund të jetë cak secili ushtar i UÇK-së”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika