Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mbështetje për propozimin e ish-kryeministrit dhe ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi të rimarrë mandatin dhe të zgjidhet president i Kosovës pas kthimit të tij në vend.
Përmes një komunikate për media, OVL-UÇK e ka cilësuar këtë propozim si një çështje me “peshë kombëtare dhe institucionale”, duke thënë se ai mund t’i shërbejë frymës unifikuese në Kosovë.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbështet propozimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi të rimarrë mandatin nga Kuvendi i Kosovës dhe të zgjidhet President me t’u kthyer në Kosovë”.Sipas OVL-UÇK-së, Thaçi ka pasur rol të rëndësishëm gjatë luftës çlirimtare dhe në proceset shtetformuese e shtetndërtuese të Kosovës.





