Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës, vendi ka përpara punë të shumta dhe projekte të reja, duke e cilësuar zgjedhjen e saj si lajmin më të gëzueshëm jo vetëm të muajit tetor.
Kurti: Tash kemi shumë punë përpara

Kurti ka thënë se tash fokusi duhet të jetë në stabilitetin institucional dhe në vazhdimin e projekteve të nisura, si dhe në fillimin e projekteve të reja.
“Tash kemi shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta, edhe ato që kanë nisur më herët edhe ato që i fillojmë tani. Dhe posa u përshëndetëm sot përsëri, kemi presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzueshëm jo vetëm i tetor 2026”, tha ai para gazetarëve./ EO
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Totaj pas votimit të ligjit për Specialen dhe zgjedhjes së Presidentes: Tani është radha e shtetit

Nga Prizreni në Bruksel: Historia e Autostrada Biennale prezantohet në House of European History

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

