Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Fahrije Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit politik dhe do të jetë kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës.
Në një reagim publik, Osmani e ka vlerësuar Hotin si një figurë të fuqishme dhe simbol të qëndresës, duke e quajtur “një heroinë e gjallë” që përfaqëson punën, integritetin dhe dinjitetin.
Sipas saj, përfshirja e Fahrije Hotit në politikë përfaqëson zërin e grave dhe të komunitetit, veçanërisht të Krushës, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të tyre në institucione.





