Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në një postim të saj, presidentja Osmani ka shkruar se ky muaj sjelltë më shumë paqe në zemrat e secilit.

“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin. Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni! Agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka uruar Osmani.
Urimi i presidentes Osmani vjen si një mesazh i fortë i solidaritetit dhe reflektimit gjatë këtij muaji të shenjtë, duke theksuar rëndësinë e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës në shoqëri.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.