LAJME

Osmani u takua me shefin e OSBE-së në Kosovë, biseduan për rëndësinë e konstituimit të institucioneve

Osmani u takua me shefin e OSBE-së në Kosovë, biseduan për rëndësinë e konstituimit të institucioneve
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Janar 2026, 16:11

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

Presidenca ka njoftuar se gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst, thuhet se presidentja theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve.

Tutje, bëhet e ditur se presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk diskutuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika