LAJME

Osmani takon përfaqësuesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

Osmani takon përfaqësuesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shkurt 2025, 11:47

Në kuadër të  takimeve të shumta në Mynih të Gjermanisë, presidentja e vendit Vjosa Osmani është takuar edhe me përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Peter Sonrensen.

Osmani tha se në takimin e parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, shkroi tutje Osmani

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika