LAJME

Osmani takon kryeministrin çek, diskutojnë rreth urgjencës së liberalizimit të vizave

Osmani takon kryeministrin çek, diskutojnë rreth urgjencës së liberalizimit të vizave
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Gusht 2022, 19:37

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala, me të cilin tha se ka diskutuar rreth urgjencës së përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së.

“Me kryeministrin e Çekisë, z.Petr Fiala, diskutova rreth urgjencës së përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së. Ky vendim i vonuar për më shumë se katër vjet, shpresojmë të merret pikërisht në Çeki, vendin simbol të lirisë, i cili gjithnjë qëndroi në përkrahje të popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani në facebook.

Osmani tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në partneritetin për paqe të NATO-s dhe thellimi i raporteve bilaterale ishin ndër temat e tjera që diskutuam.

“E falënderoj kryeministrin Fiala për përkrahjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës”, shtoi ajo.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika