LAJME

Osmani takon kongresistin Torres, flasin për zhvillimet në Kosovë e rajon

Osmani takon kongresistin Torres, flasin për zhvillimet në Kosovë e rajon
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Tetor 2024, 09:59

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me kongresistin Ritchie Torres me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Osmani ka falënderuar kongresistin Torres për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj:

Në New York kishim një diskutim përmbajtësor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara.

Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance. 🇽🇰 🇺🇸

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika