LAJME

Osmani takon këshilltarin special të Trumpit: SHBA, mbështetje e palëkundur për Kosovën

Osmani takon këshilltarin special të Trumpit: SHBA, mbështetje e palëkundur për Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Prill 2026, 11:32

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova vazhdon të ketë mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), pas takimit me Këshilltarin Special të Presidentit amerikan, Massad Boulos.

Në një postim në Facebook, Osmani ka falënderuar përfaqësuesin amerikan për, siç u shpreh ajo, “mbështetjen e palëkundur të Administratës Trump për Kosovën”, duke theksuar edhe ftesën që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes.

“Falënderova Këshilltarin Special të Presidentit Trump, z. Massad Boulos, për mbështetjen e palëkundur të Administratës Trump për Kosovën, përfshirë edhe për ftesën e SHBA-ve që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes,” tha Osmani në rrjetin e saj Facebook.

Osmani shtoi, se pret vazhdimin e kësaj mbështetjeje në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Shpreha gjithashtu shpresën time që kjo mbështetje për popullin e Kosovës do të vazhdojë, ndërsa punojmë së bashku për të avancuar paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë,” theksoi Osmani.

Ajo gjithashtu theksoi se orientimin e Kosovës ndaj SHBA-ve, duke e cilësuar vendin si “më pro-amerikan në botë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika