LAJME

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin  

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin   
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Maj 2025, 19:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar sot rreth takimit të saj me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, gjatë punimeve të samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

E para e vendit tha se Gjermania ka qenë prej kohësh në krah të Kosovës, si mike, partnere dhe aleate e qëndrueshme.

“Ishte kënaqësi të takohesha me kancelarin Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së. Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë, ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, ka shkruar Osmani në X.

 

 

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika