Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka takuar tri kadetet e FSK-së, Liridona Jashari-Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, të cilat studiuan fushën e sigurisë në ShBA e Turqi.
Osmani, takimin me tri kadetet e cilësoi si krenari të jashtëzakonshme, ku tha se janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë e Kosovës.
“Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme”, është shprehur Osmani.
Më tej, e para e shtetit tha se sa më të suksesshme gratë dhe vajzat e Kosovës, ka më shumë siguri dhe imazh të mirë për vendin.