Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në Singapor është pritur sot nga Kryetari i Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin, së bashku me një grup deputetësh.
Sipas njoftimit për media thuhet se Osmani ka folur mbi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Singaporit, duke vlerësuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar për t’i përafruar më shumë vendet tona, si dhe qëndrimet karshi zhvillimeve globale.
“Bashkëpunimi ynë bilateral ka potencial për t’u thelluar më tej, e këtu rol të veçantë luan edhe diplomacia parlamentare” ka theksuar Osmani.






