Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur një ditë pasi dështoi takimi i saj me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit tha dje se presidentja Osmani s’e ka respektuar orarin e takimit, ndërsa nga Presidenca thanë se Haradinaj s’deshi të presë.
Në një prononcim për media, Osmani tha se dera e saj është e hapur për takime të mëtutjshme, që sipas saj, të unifikojnë qëndrimet për temat e rëndësishme të vendit.
“Nuk ka pasur anulim. Siç edhe e kanë njoftuar nga Zyra ime ka qenë çështje disa minutëshe, çështje protokollare dhe natyrisht se dera e Presidencës është gjithnjë e hapur siç ka qenë deri më tani, në mënyrë që takimet me partitë opozitare të diskutojmë dhe t’i marrim parasysh qëndrimet e tyre dhe për aq sa është e mundshme t’i përfshijmë në qëndrimet institucionale e Republikës së Kosovës”, ka thene Osmani.





