Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti sot në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, Ulrika Richardson si dhe udhëheqësit e të gjitha agjencive të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë.
“Me këtë rast, Richardson, në emër të të gjithë agjencive të Kombeve të Bashkuara, e përgëzoi Presidenten Osmani për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të ndërtuar tashmë ndër vite”.
Osmani i përgëzoi të gjitha Agjencitë për punën e bërë dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në përmirësimin e situatës socio-ekonomike në vend, si dhe adresimin e shumë çështjeve të cilat jo çdo herë e kanë marrë fokusin e duhur publik.






