LAJME

Osmani pret Escobarin e Lajçakun

Osmani pret Escobarin e Lajçakun
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Janar 2022, 16:48

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke mbajtur takim me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e BE-së për dialog, Mirsolav Lajçak.

Takimi po mbahet tash në zyrën e presidentes.

Siç është bërë e ditur nuk do të ketë konferencë për media, porse do të lëshohet komunikatë për media për të njoftuar lidhur me detajet e takimit.

Menjëherë pas takimit me Osmanin, Escobar dhe Lajçak do të takohen me kryeministrin Albin Kurti. Takimi është planifikuar pas orës 17:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika