Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić.
“Të inkurajuar dhe të gëzuar me avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve mike, jemi të bindur që rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi, sikur dhe e marrëdhënieve miqësore mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në të ardhmen e afërt, do të ketë rëndësi të posaçme për qytetarët e shteteve tona”, thuhet në telegramin e kryetarit Komšić.





