LAJME

Osmani pjesëmarrëse në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në SHBA

Osmani pjesëmarrëse në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në SHBA
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Dhjetor 2024, 09:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Rhode Island SHBA, me ftesë të sekretarit amerikan të Marinës, Carlos del Toro, për të marrë pjesë në Simpoziumin e 11-të Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar edhe disa fotografi, ku këto momente i cilëso “si një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit për avancimin e paqes dhe stabilitetit në nivel global”.

Simpoziumi mbledh liderë dhe ekspertë nga mbarë bota për të diskutuar dhe avancuar rolin e grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika