Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar personat e zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.
Në një postim në Facebook, Osmani tha se ata që mungojnë janë “plaga më e thellë e luftës” dhe theksoi se drejtësia për ta është një premtim që nuk shuhet kurrë.
“Në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve me dhunë, me dhimbje e respekt të thellë kujtojmë qytetarët tanë të zhdukur me dhunë gjatë luftës nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Secili emër në atë listë është një jetë e ndalur dhunshëm, një familje që pret, një plagë që kërkon shërim, një ankth që nuk shuhet kurrë,” shkroi Osmani.





