Sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar se personat me këtë sindromë sjellin çdo ditë në jetë dashurinë, sinqeritetin dhe dritën.
Osmani ka ndarë edhe një video, në të cilën shihet në disa vizita teksa i përfaqon dhe bisedon me personat me sindromë Down.
“Le t’u ofrojmë dashuri të pakushtëzuar, më shumë përkrahje dhe një zemër të hapur, jo vetëm sot, por çdo ditë.” – ka shkruar presidentja Osmani në Facebook, më 21.03.2026.
Sipas Osmanit, përgjatë pesë viteve të fundit, Presidenca e Republikës së Kosovës ka qenë gjithmonë në mbështetje dhe fuqizim të personave me sindromën Down dhe familjeve të tyre, nëpërmjet projekteve të shumta përkrahëse.