LAJME

Osmani për Ditën e Veteranit: Sakrifica e tyre do të na shpërbejë për forcimin e shtetit

Osmani për Ditën e Veteranit: Sakrifica e tyre do të na shpërbejë për forcimin e shtetit
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Dhjetor 2022, 13:49

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën e Veteranit ka vlerësuar lartë kontributin dhe sakrificën e tyre dhe dëshmorëve për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë.

Osmani ka kujtuar edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari bashkë me familje, njofton Klankosova.tv.

“Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kujtojmë me respekt të gjithë ata djem e vajza të Ushtrisë sonë Çlirimtare, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë. Sot kujtojmë edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, i cili më 30 dhjetor të vitit 1991 pati betejën e parë me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar fillet e rezistencës së armatosur dhe njëherit paralajmërimin e lirisë sonë”.

“Sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të na shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë së fituar me mund”, ka thënë Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika