- Reklama -

Osmani për Bloomberg: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerësoi homologun e saj amerikan, Donald Trump, për mbështetjen e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e gjerë të Evropës.

Osmani, duke folur në një intervistë me Bloomberg TV të mërkurën, tha se prania e trupave amerikane në Kosovë ishte “pengesa dhe parandalimi më i madh i një përshkallëzimi në rajon”.

- Reklama -

Ushtarët amerikanë janë pjesë e forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO, që ka qenë në Kosovë që nga fundi i luftës me Serbinë fqinje në vitin 1999, transmeton Telegrafi.

Progresi ekonomik i Kosovës është ngadalësuar nga muaj të tërë të një bllokimi politik, që Osmani tha se shpreson se mund të zgjidhet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Vendi shkon në një votim të dytë të parakohshëm këtë vit pasi fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti nuk arriti të formojë një koalicion shumicë, pasi partitë e shpërfillën stilin e tij të udhëheqjes që ka bezdisur aleatët evropianë dhe amerikanë, shkruan Bloomberg.

Osmani tha se mendon se politikanët kosovarë do të kenë një “qasje më konstruktive” për të punuar së bashku tani.

“Jam shumë, shumë optimiste pasi ne kemi nevojë për institucione në mënyrë që të mund të ecim përpara me projekte të mëdha me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ajo./Telegrafi

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort