Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me partitë politike ka thënë se janë katër data që parashihet të mbahen zgjedhjet në vend.
Osmani përmes një konference për media ka thënë se nga partitë politike të cilët ishin të pranishëm pati preferenca të ndryshme për datën e zgjedhjeve, por siç tha ajo “ende nuk është vendosur një datë”.
“Sipas ligjit janë katër data për zgjedhje, është 26 janari, 2 shkurt, 9 shkurti dhe 16 shkurti meqenëse ligji ynë parasheh që vetëm të dielave të mbahen zgjedhjet. Dhe diskutimi ynë ishte vetëm në kontekst të këtyre katër datave. Kishte preferenca. Tani jemi ende brenda afatit të konsultimeve, mirëpo nga data 26 korrik, presidentja fiton të drejtën me bë shpalljen, kështu që afatet veçse ekzistojnë. Nga shumica dërrmuese e partive nuk kishte ndonjë kërkesë për konsultime shtesë, u pajtuam që si presidencë që vendos për shpallen e zgjedhjeve ta bëjmë analizën e të gjitha datave”, tha ajo duke shtuar se vendimi për datën e zgjedhjeve ende nuk është marrë.





