Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e Javës së Gruas të organizuar nga NDI (National Democratic Institute).
Osmani në Javën e Gruas: Fuqizimi i grave dhe vajzave është domosdoshmëri demokratike

Gjatë fjalimit të saj, ajo ka deklaruar se fuqizimi i grave dhe vajzave është domosdoshmëri demokratike për një shoqëri të lirë, të drejtë dhe të barabartë.
“Asnjë shoqëri nuk mund të jetë vërtet e lirë, e drejtë apo e barabartë, nëse gjysma e popullit të saj mbetet mbrapa. Në edicionin e sivjetëm të Javës së Gruas, të organizuar nga NDI, riafirmova se fuqizimi i grave dhe vajzave nuk është vetëm detyrim moral, por edhe domosdoshmëri demokratike”, ka shkruar Osmani.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

