LAJME

Osmani nderon sakrificën e familjes Jashari: Histori që vazhdon të jetojë si udhërrëfyes për brezat

Osmani nderon sakrificën e familjes Jashari: Histori që vazhdon të jetojë si udhërrëfyes për brezat
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2026, 08:11

Kosova sot përkujton 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e luftës për liri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi të shkurtër në rrjetin social në Facebook, ka nderuar sakrificën e familjes Jashari, duke theksuar se edhe sot kjo sakrificë shërben si udhërrëfyes për brezat e rinj.

“Nga sakrifica sublime te liria, një histori që vazhdon të jetojë si betim, si frymëzim dhe si udhërrëfyes për brezat” – ka shkruar Osmani.

Në datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij zhvilluan një rezistencë të jashtëzakonshme përballë forcave serbe.

Gjatë sulmit të forcave serbe ndaj kullave të familjes Jashari, familja e komandantit refuzoi të dorëzohej. Në këtë përballje tre-ditore ranë dëshmorë 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar. Sakrifica e tyre u bë simbol i qëndresës dhe një moment kthese që mobilizoi popullin shqiptar në luftën për çlirim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika